Disa prej tyre janë duke u kthyer me çarter fluturime, kurse disa tjerë me avion qeverie.
Ministria e Punëve të Jashmte vazhdon te jetë në kontakt të përhershëm më shtetasit e Maqedonisë së Veriut, duke qenë në dispozicion përherë.
Ministria e Jashtme njofton se me ditën e sotme, gjithsejt 632 shtetas të Maqedonisë, kanë kërkuar informacion për evakuuim nga rajonet e goditura në Lindjen e Afërtë.
“Prej tyre, 136 shtetas janë paraqitur nga Doha, ndërsa numri i paraqitjeve nga Abu Dabi, vazhdimisht po rritet dhe aktualisht ka shkuar deri në 477 shtetas”.
Përafqësitë diplomatike të RMV-së janë duke hartuar edhe planë të posaçëm për evakuuimin e shtetasve tanë nga Bahraini dhe Kuvajti. (plusinfo)