39 vjeçarit nga Gostivari pas bastisjes nga policia i gjendet drogë dhe municion





Më 30.03.2026, në orën 18:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria L.Gj. (39) nga Gostivari. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse në rr. “Balindol” si dhe në banesën e tij në rr. “Ilinden”, të kryera me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar 13 qese me lëndë të bardhë pluhur, peshore digjitale, rreth 150 copë municion të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë sinjalizuese, patrona për pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzimet përkatëse sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo