Një grua nga Tetova ka denoncuar ish-partnerin e saj për ndjekje dhe ngacmim.
“Më 27.03.2026, në ora 23:30, në SPB Tetovë, një grua 30-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se S.K. (30) nga Shkupi, me të cilin paraprakisht ka qenë në bashkëjetesë, gjatë muajve shkurt dhe mars 2026, në disa raste e ka ndjekur dhe i ka dërguar mesazhe me përmbajtje fyes”, thuhet në njoftimin policor.
Sipas denoncimit, rreth orës 23:15, ai është vërejtur edhe në afërsi të vendit të saj të punës në Tetovë.
Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Tetovasot.