166 milionë denarë shtesë me rebalancin e buxhetit të Shkupit! Rrethrrotullim te Banka Popullore dhe dy garazhe të reja te QK “Nënë Tereza”





Këshilli i Qyteti i Shkupit në seancën e sotme e miratoi ribalancin e Buxhetit, me të cilin mjetet rriten për 166 milionë denarë shtesë, të destinuara për investime të reja kapitale në qytet, përcjell TV21. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se me ribalancin parashihet ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri në afërsi të Banka Popullore, me qëllim përmirësimin e qarkullimit të trafikut në një nga pikat më të ngarkuara të trafikut në qytet.

Paralelisht, Qyteti i Shkupit kumtoi se do të fillojë edhe ndërtimin e dy garazheve shumëkatëshe të montueshme brenda Qenrdës Klinike “Nënë Tereza”. Projekti parashikon rreth 500 vende të reja parkimi dhe një investim prej rreth tre milionë eurosh, me ç’rast pritet të zvogëlohet ndjeshëm problemi shumëvjeçar me parkimin në kompleksin klinik.

Ribalanci parashikon edhe investime në arsim, përmes vendosjes së pompave termike në shkolla, me çka do të eliminohet ngrohja me naftë, si dhe vendosjen e paneleve fotovoltaike, sanimin e oborreve të shkollave dhe pajisje të re urbane./tv21.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo