Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.
Në një status të tij, Rexhepi ngre pikëpyetje: “E tash si mbeti puna? Ligji a e garanton provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe apo jo, sepse shqipja qenka ‘gjuhë e pakicës kombëtare’?”.
Më tej, Rexhepi kritikon gjuhën dhe qëndrimet e koalicionit VLEN, duke theksuar se retorika e tyre po i ngjan asaj të kryeministrit Hristijan Mickoski.
“Sot gjuha e VLEN-it po tingëllon si përkthim i Mickoskit dhe pikërisht kjo i shndërron ata në pakicë politike”, përfundon Rexhepi – Zejd.
Reagimi i tij vjen në kohën kur debati për statusin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e saj praktik në institucione vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme në skenën politike të vendit.
Të ngjajshme