VLEN-i me dy bashkëkryetar, ASH-ja e Arben Fetahut kundër: Mbështesim modelin me rotacion!

VLEN-i me dy bashkëkryetar, ASH-ja e Arben Fetahut kundër: Mbështesim modelin me rotacion!

Aleanca për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN është “pro” modelit të udhëheqjes së partisë me rotacion. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në intervistë për Alsat bëri të ditur se ky model sipas ASH-së krijon barazi por tha se nuk është kundër që të partia të udhëhiqej edhe nga një lider i cili do të ishte figurë unifikuese.

“Është irelevante aspekti se si do të…
Por prapë se prapë duhet ta keni një qëndrim sepse diskutohen këto, janë në tryezë?
Gjithsesi qëndrimi është që të ketë një strukturë e sinkronizuar brenda për brenda me qëllim, atë që e thash që, përveç se të menaxhohen politikat ditore, të menaxhojë dhe të krijojë, të formon edhe të ardhmen politike dhe infrastrukturore në shtet….Për ne kjo është e rëndësishme që VLEN-i të ketë një target, targeti të jetë që nesër të jetë më mirë në Maqedoni dhe pastaj si do të sinkronizohet brenda…kuptohet që është shumë mirë të ketë rotacion që të ndjehet secili njëjtë i vlefshëm brenda por nëse do të gjendet edhe formulë tjetër që të kemi një lider i cili bashkon të gjithë VLEN-in nuk është problem”, u shpreh Azir Aliu, minstër I Shëndetësisë.

Një ditë më parë, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përshëndeti vendimin e Lëvizjes Besa për shkarkimin e gjithë kryesisë së partisë në vazhdën e procesit për fuzionimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik. Mexhiti paralajmëroi se të njëjtën duhet ta bëjnë edhe partitë e tjera brenda VLEN-it. Ndërkohë, në tryezë akoma po shqyrtohen idetë për kryetar të dyfishtë ose me rotacion./Alsat.mk