Veles – I dehur sulmon fizikisht një person, ndalohet nga policia





Një person nga Velesi është ndaluar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetar.
Më 03.02.2026, rreth orës 02:40, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë ndaluar D.T. (35) nga Velesi, pas denoncimit se kishte sulmuar fizikisht A.A. (45) në rrugën “Kirill Pejçinoviq”, raporton Tetovasot.
Gjatë veprimeve policore, atij i janë matur 1.83 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.