Vazhdojnë godijet/ Albi Qamili – Albvizion: Pafuqia e Limanit: Me 200 punësime dhe gjithë VLEN-in pas vetes, mezi mblodhi 4000 vota në Kërçovë





Profili Albivizon dhe shumë porfile tjera pa adresë thuhet se menaxhohet nga Albi Qamili ka goditur Fatmir Limanin.

“Edhe pse u bë deputet e më pas ministër me votat e Tetovës dhe zonës 6, Fatmir Limani nuk arriti asnjëherë të krijojë bazë elektorale në vendlindjen e tij.
Në zgjedhjet e fundit lokale, si kandidat i VLEN-it për Kërçovën, si Ministër aktual dhe me 200 punësime në Kërçovë, Limani mori vetëm 4.000 vota në qytetin e tij.
Ai përfundoi pas Fatmir Deharit me dallim të madh, përkundër skandaleve morale të kryetarit të atëhershëm të Kërçovës.
Edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024 dëshmoi se Fatmir Limani nuk ka kurrfarë kredibiliteti as në qytetin e tij. Duke e ditur këtë fakt, ai insistoi të “ikë nga mejdani” në zonën e tij dhe të dalë kandidat në zonën 6, ku e fitoi mandatin falë aktivistëve të sinqertë të Lëvizjes BESA, të cilët po i tradhëton sot.
Prandaj, dezertimi i tij në opinion shihet më shumë si pastrim i Besës sesa dëmtim” shkruan Albvizion.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo