Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit





Universiteti i Prishtinës shënon sot 56-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne që do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë shënimit të 56 vjetorit, do të nderohen më të merituarit për sukseset e UP-së, bashkë më miqtë dhe partnerët e universitetit.

Universiteti i Prishtinës, është institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në vend.

Ky institucion ndër vite ka nxjerrë mijëra profesionistë në fusha të ndryshme dhe ka qenë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit akademik dhe shoqëror në Kosovë.