Në një video të postuar në platformën Truth Social, Trump i bëri thirrje Gardës Revolucionare të ulnin armët, duke thënë: “Do t’ju trajtojmë në mënyrë të drejtë me amnisti të plotë ose do të përballeni me vdekje të sigurt”.
Trump akuzoi Iranin për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi që kërcënojnë SHBA-në dhe vendet e tjera.
Ai tha se SHBA-të do të “nivelojnë industrinë e tyre të raketave” dhe do të “eliminojnë marinën e tyre”.
Në deklaratat e tij, Trump i bëri thirrje popullit iranian të “marrë kontrollin e vendit” sapo të përfundojë operacioni ushtarak.
“Ky ndoshta do të jetë shansi juaj i vetëm për shumë breza», tha ai. «Për shumë vite, ju keni kërkuar ndihmën e Amerikës, por nuk e keni marrë kurrë. Asnjë president nuk ka qenë i gatshëm të bëjë atë që unë jam i gatshëm të bëj. Tani keni një president që ju jep atë që dëshironi, kështu që le të shohim se si do të përgjigjeni”, tha Trump.
Shiko në: