Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk do të kërkojë falje, edhe pse në llogarinë e tij në rrjetet sociale u publikua – dhe më pas u fshi – një video me përmbajtje raciste, në të cilën Barack dhe Michelle Obama paraqiteshin si majmunë.
Ai deklaroi se kishte kërkuar nga stafi që të publikohej videoja, por nuk kishte parë pjesën e fundit që ishte ofenduese, prandaj refuzoi të kërkojë falje.
Videot u postuan gjatë një serie postimesh vonë natën nga llogaria e Trumpit në Truth Social dhe shfaqnin fytyrat e Obamave të montuara në trupat e primatëve në xhungël duke lëkundur me muzikë. Publikimi u konsiderua raciste dhe nxiti kritika të ashpra nga të dyja anët e skenës politike.
Në fillim, Shtëpia e Bardhë mbrojti videon, por më vonë e fshiu dhe bëri të ditur se një anëtar i stafit ishte përgjegjës për postimin
Trump pranoi se kishte parë vetëm pjesën e parë të videos, duke e lidhur atë me akuza të pabazuara për mashtrim në zgjedhjet e vitit 2020, por pretendoi se nuk kishte parë pjesën raciste në fund. Kur u pyet nëse do të kërkojë falje, ai u përgjigj shkurt: “Jo, unë nuk kam bërë një gabim.”
Senatori republikan Tim Scott, një nga pak republikanët që kritikuan drejtpërdrejt veprimin, tha se ishte shpresuar se bëhej fjalë për një lajm të rremë, duke e quajtur këtë: “gjëra më raciste që kam parë nga kjo Shtëpi e Bardhë.”