Toshkovski: Deri ora 20:00 kamera sot ka kapur 500 shkelje në trafik, fillim i suksesshëm i projektit “Qytet i Sigurt”
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (01.02.2026) vizitoi qendrën kompjuterike të projektit “Qytet i Sigurt” në SPB Shkup, ku sot edhe zyrtarisht filloi zbatimi i projektit “Qytet i Sigurt” për evidentimin e shkeljeve në trafik.
Toshkovski dëshmoi për fillimin e suksesshëm të projektit, se ai po zhvillohet sipas parametrave të planifikuar dhe se qytetarët, ashtu siç pritej, në një numër shumë të madh po i respektojnë rregullat e trafikut, njofton TS.
“Sot është 1 shkurt, rreth orës 20:00. Kemi një ulje të ndjeshme të numrit të shkeljeve të trafikut krahasuar me dy muaj më parë, kur filluam periudhën testuese. Kemi përafërsisht rreth pesëqind shkelje të trafikut të konstatuara nga kamerat inteligjente dhe dua të shpreh një falënderim të madh për qytetarët e Maqedonisë dhe pjesëmarrësit e ndërgjegjshëm në trafik, sepse ju jeni ata që mundësuat uljen drastike të numrit për dy muaj, nga mbi 120.000 në 500 shkelje. Ju jeni ata që e ulët numrin e personave të lënduar në aksidente trafiku rreth 35% në territorin e SPB Shkup dhe ju jeni ata që e ulët numrin e rasteve fatale nga aksidentet e trafikut nga 11 në 4,” theksoi ministri Toshkovski gjatë vizitës.
Ministri i Punëve të Brendshme theksoi edhe një herë se me zbatimin e këtij projekti dhe vënien e tij zyrtare në funksion, për vetëm disa orë po tregojmë se kemi qenë në gjendje t’i implementojmë vlerat evropiane në Maqedoni dhe të tregojmë një qasje krejtësisht të ndryshme nga ajo e mëparshme.
Ai edhe një herë uroi sinqerisht qytetarët e Maqedonisë për respektimin e rregullave të trafikut dhe shprehu bindjen se në të ardhmen, me një sjellje të tillë dhe me një qasje të tillë ndaj shtetit të tyre, do të tregojmë se vërtet po i zbatojmë ato vlera evropiane që i meritojnë qytetarët e Maqedonisë.