Thaçi i pafajshëm sipas mbrojtjes: Dëshmitë tregojnë angazhim kundër krimeve





Është rikthyer seanca gjyqësore në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Avokatja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Nina Tavakoli, tha se dosja përfundimtare është e mbushur me prova që tregojnë se ai ka folur kundër dhunës, madhe ka insistuar që edhe serbët e Kosovë të qëndronin.

“Çka mund të bënte Thaçi? Ai mund të fliste dhe ka folur siç e kemi diskutuar në dosjen tonë përfundimtare, transkriptet gjyqësore janë të mbushura me prova ku Thaçi flet kundër dhunës, që edhe serbët e Kosovës të qëndronin dhe ka marrë masa konkrete”.

Tavakoli përmendi edhe dëshminë e Covey dhe Clark.

“Ai ka vizituar edhe viktimat serbe bashkë me Kouchner, për këtë ka dhënë dëshmi edhe Covey”.

“Covey ka qenë i qartë kur tha që nuk ishte thjesht sinjalizim sepse ky kishte rrezik të madh personal dhe politik sepse Thaçi po ekspozohej. Sipas nesh, këto deklarata dhe veprimet e Thaçit të cilat Clark i konsideroj të sinqerta, shtojnë më tej dyshimet nëse ai vërtetë kishte synime të merrte kontrollin në Kosovë duke kryer krime”, shtoi avokatja, njofton Klankosova.tv.