“Thaçi gënjeu ndërkombëtarët”, Rama reagon pas deklaratës së Prokurorit në Hagë: Çfarë idioti ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me procesin në Hagë, ndaj krerëve të UCK. Ndërsa ka postuar një video të prokurorit në këtë proces, Rama shkruan: Çfarë idioti ndërkombëtar të shoqëruar me nje figurë kllouni.
Mbrojtja e Hashim Thaçit duket se e ka shqetësuar thellësisht prokurorinë, madje ata deklarojnë se ish presidenti i Kosovës, gjatë luftës i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët.
Në vijimin e fjalës së saj në ditën e dytë të seancave përfundimtare, prokuroria pretendon se Thaçi i ka manipuluar diplomatët që kanë dëshmuar pro tij, duke vënë në diskutim dëshminë e figurave të larta politike, mes të cilave edhe atë të James Rubin, ndihmesi i sekretarit amerikan të shtetit.
“…Ajo që nuk kuptojnë James rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UCK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë.”