Tetovë: Arrestohet 16-vjeçari nga Sllatina, tentoi të shtypte policët me “Mercedes”

Tetovë: Arrestohet 16-vjeçari nga Sllatina, tentoi të shtypte policët me “Mercedes”

Më datë 21.02.2026 në ora 23:00, në rrugën lokale drejt fshatit Setole, zyrtarët policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë.

​Gjatë kontrollit në trafik, u konstatua se i njëjti drejtonte një automjet “Mercedes” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi. Më parë, në fshatin Neproshten, i njëjti gjatë një tentative për kontroll nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Tearcë, ka goditur me shpejtësi të madhe një dollap elektrik të EVN-së dhe ka tentuar të shtypë zyrtarët policorë.
​Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit sipas nenit 297-a dhe nenit 288 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor bashkë me automjetin dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo