
Në Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, gjithçka tashmë është bërë gati për të pritur mijëra qytetarë në marshin për çlirimtarët, i cili mbahet me moton “Drejtësi, jo politikë”.
Qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovë kanë nisur të grumbullohen në sheshin qendror të kryeqytetit, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe simbolet e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sipas informacioneve nga terreni, atmosfera në Sheshin “Skënderbeu” është e qetë, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë masive, me organizim dhe prani të shtuar të qytetarëve nga të gjitha anët e vendit.
Tetovasot po i ndjek nga afër këto zhvillime dhe do të informojë në kohë reale për të gjitha detajet, reagimet dhe ecurinë e marshit nga kryeqendra e Kosovës.