Tetovë – Portali TetovaSot ka hedhur një hap të ri drejt informimit modern duke lansuar aplikacionin zyrtar mobil për pajisjet Android. Me aplikacionin e ri, lexuesit mund të ndjekin lajmet e fundit në kohë reale, kudo që ndodhen.
Aplikacioni sjell një përvojë të shpejtë dhe të thjeshtë përdorimi, me kategori të organizuara qartë si: Maqedoni, Rajoni, Bota, Sport, Showbiz, Teknologji dhe shumë të tjera. Përmes njoftimeve (push notifications), përdoruesit do të informohen menjëherë për lajmet më të rëndësishme të ditës.
Përveç leximit të lajmeve, aplikacioni ofron edhe funksione shtesë si:
– Ruajtja e artikujve të preferuar
– Modaliteti i errët (dark mode)
– Parashikimi i motit
– Navigim i shpejtë dhe dizajn modern
Qëllimi i këtij aplikacioni është të afrojë edhe më shumë TetovaSot me lexuesit e saj, duke ofruar informacion të shpejtë, të saktë dhe të qasshëm në çdo moment.
📲 Shkarkoni tani aplikacionin TetovaSot në Google Play dhe qëndroni gjithmonë të informuar.
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.tetovasot.app
🍏 Versioni për iOS (iPhone) do të vijë së shpejti.
—
TetovaSot – Shpejtë dhe ndryshe