Tërmeti në Kosovë, sizmologu Shemsi Mustafa jep detaje





Tërmeti në Kosovë, sizmologu Shemsi Mustafa jep detaje

Tërmeti me 4.6 ballë ka goditë Kosovën, me epiqendër në Prevallë. Lëkundjet janë ndjerë në disa vende të rajonit përfshirë Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sizmologu Shemsi Mustafa ka dhënë detaje për këtë tërmet, duke shtuar se është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Tërmet në zonën Prizren-Shtërpcë

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 n’ora 22:09 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.144; 20.985)

23 km Lindje të Prizrenit

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.