Taravari deshi ta sjell BDI-në në qeveri





Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti u është përgjigjur akuzave të Arben Taravarit lidhur me “Gjoka konstrukshën”.

Sipas tij, ky është i vetmi shembull ku 99 për qind, dikush si ai, “mendon për vetë dhe 1 për qind për spitalin apo shtetin”.

“I ftoj gazetarët edhe ata që hulumtojnë, nuk besoj se do gjejnë ndonjë shembull siç e ka nënshkruar z. Taravari. Pra është i vetmi shembull ku 99 për qind mendon për vete dhe 1 për qind për spitalin dhe shtetin. Pa nuk mund të ketë partneritet ku 99 për qind i merr për vete dhe 1 për qind ia lë spitalit apo shtetit. Ky ia ka bë vetvetes, ky nuk është korrupsion, është skandaloze, është megaskandal dhe këtë nuk ia ka bë as Izeti, askush tjetër, sepse ka pasur procedurë që është udhëhequr nga shërbimet e ministrisë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe në fund është konstatuar se është shkelje e rëndë ligjore dhe mirë që u prishë, sepse do të ishte megaskandal”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, nëse dikush ka qenë i favorizuar në VLEN, ka qenë mu z. Taravari, krejt ne në lista kemi marrë nga 3 deputetë, atij i kemi ofruar 5 deputetë, ne nga 3 komuna atij 5 komuna.

“Ai nuk doli nga qeveria për të shkuar në opozitë, por doli për ta hequr VLEN-in nga qeveria për ta sjell BDI-në në qeveri. Ai humbi në Gostivar, ndërsa unë e Bilalli fituam në Çair dhe Tetovë”, ka thënë Mexhiti.