Sulmi Izraelit në Gaza: Nëntë të vdekur dhe disa të plagosur, përfshirë fëmijë





Nëntë persona u vranë herët këtë mëngjes në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi shërbimi i Mbrojtjes Civile të enklavës palestineze, ndërsa ushtria izraelite tha se nisi sulmet pasi anëtarët e saj u qëlluan, duke rezultuar në plagosjen e rëndë të një oficeri.

Sulmet, të cilat ndodhën në pjesët veriore dhe jugore të Gazës, vranë nëntë persona, përfshirë tre fëmijë, ndërsa 31 të tjerë u plagosën, tha Mbrojtja Civile.

Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi se kreu “sulme të synuara” pasi “terroristët hapën zjarr” ndaj ushtarëve.