Studentët paralajmërojnë protesta, kërkojnë që Fillkovi të reflektojë për provimin shqip të jurisprudencës





udentët e juridikut paralajmërojnë protesta, nëse nuk zgjidhet problemi me dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Mevlan Ademi nga Nisma studentore kërkoi nga Ministri i drejtësisë Igor Fillkov që të reflektojë dhe të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhës. Ideja për protestë erdhi pas mbledhjes së studentëve në Universitetin “Nënë Tereza”.“Sot jemi mbledhur këtu në Universitetin “Nënë Tereza” për të treguar se studentët shqiptar këtu në vendin tonë kanë folur shqip dhe do të flasin shqip”, tha Besart Sejdiu – kryetar i Kuvendit studentor UNT.

“Por përsëri një muaj pas dorëzimit të kërkesës sonë në institucionet relevante nuk ka ende asnjë veprim konkret në zgjidhjen e kësaj, për këtë arsye sot ne u mblodhëm, mbajtëm mbledhjen e parë organizative me 3 universitete të ndryshme për të mobilizuar kolegët tanë nga fakultetet tjera dhe të përgatitemi për protestë. Nga sot fillon përgatitja për protestë dhe përsëri ne kërkojmë nga ministri i drejtësisë që të reflektojë dhe të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhës, të angazhohet në zgjidhjen e problemit para se të ndërtojë mure”, u shpreh Mevlan Ademi nga Nisma studentore.

Përgaditemi për protest!✊🏻
Sot me koleg të drejtësis nga tre universitete të ndryshme diskutuam rreth mobilizimit dhe organizimit të studentëve për protest, është e dhimbshme që studentet edhe në vitin 2026 detyrohen të protestojn për të drejtat e tyre kushtetuese.
Kërkojm nga zv. Kryeministri i parë z. Bekim Sali dhe zv. Kryeminister z. Arben Fetai të mbrojnë ligjin dhe kushtetutën si dhe të jen krah neve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të studentëve dhe shqipëtarve🇦🇱.
Nga Kryetari i Kuvendit z. Afrim Gashi kërkojm të reagoj dhe të ndaloj diskriminimi që ndodhi sot hapur nga foltorja e kuvendit dhe nga Kryeministri i vendit z. Hristijan Mickovski kërkojm të ndërhyje dhe të qëndroj tek fjalet e thënë që ligji është i qartë dhe se kjo do të zgjidhet.
Faleminderoj Kryetarin e Parlamentit Studentor në universitetin Nënë Tereza, Besar Sejdiu dhe të gjith Parlamentin Studentor atje që ju bashkuan iniciativës sonë!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo