Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, me periudha dielli. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe në vendet e larta, kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit, reshjet do të jenë në formë bore.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here do të fryjë erë e përforcuar perëndimore. Temperatura minimale do të lëvizë nga 1 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha dielli, ndërsa nga fundi i ditës priten reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë.
Nesër pritet ftohje me reshje të reja dhe më të rrëmbyeshme, të cilat në male dhe në vendet e larta do të jenë në formë bore. Në male do të rritet lartësia e shtresës së borës, ndërsa shtresë e re bore pritet edhe në një pjesë të vendeve më të larta të banuara. Më pas, në dy ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht stabil, ndërsa të premten sërish paralajmërohen reshje shiu dhe bore.