Sot lamtumira e fundit: Familja Kola që humbi jetën nga monoksidi i karbonit në Itali, varrosen në Shqipëri





Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Shqipëri 4 trupat e pajetë të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht disa ditë më parë në Itali. Ata do të përcillen në mesditë për në banesën e fundit në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.

Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre në Porcari të Italisë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

Trupat e pajetë iu nënshktruan analizave toksikologjike në Itali. Për ardhjen e tyre në Shqipëri, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola, hapi një GoFundMe ku brenda 2 ditësh u mblodhën mbi 75 mijë euro.