
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka nisur vizitën e vet të parë zyrtare në Kinë që prej marrjes së postit. Pas vizitave të udhëheqësve nga Franca, Irlanda, Finlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, ai është udhëheqësi i fundit evropian që viziton Kinën brenda tre muajve të fundit. Ka një vëmendje të gjerë se si Kina dhe Evropa do të punojnë së bashku për të përballuar pasiguritë në arenën ndërkombëtare. Një sondazh global i publikuar nga CGTN-i tregon se 83.9 % e pjesëmarrësve besojnë që synimi nga vendet evropiane për të bashkëpunuar me Kinën ndihmon në trajtimin e pasigurive në situatën ndërkombëtare.
Në vitet e fundit, Kina dhe Gjermania kanë ruajtur një nivel tregtie mbi 200 miliardë dollarë amerikanë dhe një nivel të investimeve të ndërsjella mbi 65 miliardë dollarë amerikanë. Të dy këto shifra zënë rreth një të katërtën e vëllimit të përgjithshëm Kinë-BE. Vitin e kaluar, tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Gjermanisë arriti në 292 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar një rritje prej 2.1 % në krahasim me vitin 2024. Kina është bërë partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë. Në sondazh, 90.2% e të anketuarve besojnë se tregu i gjerë i Kinës paraqet një mundësi të madhe për ndërmarrjet gjermane.
Si përkatësisht ekonomia e dytë dhe ajo e tretë më e madhe në botë, Kina dhe Gjermania jo vetëm që janë thellësisht të ndërlidhura në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, por ndajnë edhe interesa të gjerë të përbashkët në fushat e qeverisjes globale, të tilla si ndryshimi i klimës, energjia e gjelbër dhe ekonomia digjitale. Në këtë drejtim, 83.6 % e pjesëmarrësve në sondazh besojnë që një marrëdhënie e qëndrueshme dhe e shëndetshme Kinë-Gjermani nuk është vetëm jetike për interesat e të dy vendeve, por ka gjithashtu një efekt udhëheqës dhe demonstrues për bashkëpunimin e përgjithshëm Kinë-BE.
Zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Gjermani tregon se për sa kohë që të dyja palët ruajnë parimet e respektit të ndërsjellë, kërkimit të të përbashkëtave duke lënë mënjanë dallimet dhe mësimit të ndërsjellë nëpërmjet shkëmbimeve dhe bashkëpunimit fitimprurës, drejtimi i përgjithshëm i marrëdhënieve dypalëshe nuk do të shmanget, një pikëpamje e ndarë nga 89.1 % e të anketuarve. Përveç kësaj, 68.9% e tyre theksojnë që Kina dhe Gjermania janë partnere e jo rivale, dhe se bashkëpunimi e tejkalon konkurrencën e konsensusi i tejkalon dallimet.
Mjedisi i tanishëm ndërkombëtar po kalon ndryshime të thella. Si vende të mëdha me ndikim, Kina dhe Gjermania duhet të punojnë krah për krah mes transformimit dhe turbullirave, të kapërcejnë vështirësitë së bashku dhe të promovojnë reformën e sistemit të qeverisjes globale. 79.8% e pjesëmarrësve besojnë që Kina dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për të mbështetur multilateralizmin e vërtetë dhe tregtinë e lirë, kurse 7 7% thonë se marrëdhëniet e arsyeshme dhe pragmatike Kinë-Gjermani sjellin shpresa më të mëdha për qëndrueshmëri në një situatë të paqëndrueshme ndërkombëtare. Ndërkohë, 79.5 % e të anketuarve mendojnë se Kina dhe vendet evropiane janë forca të rëndësishme që nxisin zhvillimin e një bote shumëpolare.
Mes përshtatjes së përshpejtuar të strukturës globale të fuqisë, një numër gjithnjë e në rritje i fuqive të mesme e pranojnë se kundërvënia e njëanshme është e pamjaftueshme për të trajtuar rreziqet dhe sfidat. Vetëm duke përqafuar bashkëpunimin e hapur për të menaxhuar pasiguritë, ato mund të zgjerojnë hapësirën e tyre të zhvillimit. Në sondazh, 92.3% e të anketuarve besojnë se kërkimi i bashkëpunimit me Kinën po bëhet një mënyrë e rëndësishme për fuqitë e mesme dhe vendet në zhvillim për të forcuar qëndrueshmërinë e për të rritur ndikimin e tyre. 95.2 % i shohin fuqitë e mesme si forca kyçe për multilateralizmin, ndërsa 91.6 % u bëjnë thirrje fuqive të mesme që të punojnë së bashku për të promovuar reformën e sistemit të qeverisjes globale.
Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në anglishte, spanjishte, frëngjishte, arabishte dhe rusishte. Brenda 24 orëve, 2 990 pjesëmarrës gjithsej dhanë pikëpamjet e tyre.