Sot kanë nisur zyrtarisht punimet në parkingun që muaj më parë u shit nga Komuna, vendim i cili ka ngjallur reagime dhe debat në opinion. Parkingu ndodhet përballë NPK-së dhe tashmë figuron si pronë e kompanisë RENOVA.
Sipas të dhënave zyrtare, çmimi i shitjes ka qenë 190 mijë euro. Megjithatë, kryetari Bilall Kasami në disa paraqitje publike fillimisht e kishte mohuar që prona ishte shitur. Më vonë ai pranoi se parkingu është tjetërsuar, por deklaroi se vlera e përfituar ka qenë më e lartë se 190 mijë euro, duke përmendur edhe donacione si pjesë e marrëveshjes.
Shtija e parkingut tek RENOVA ka hapur diskutime mbi transparencën e procesit, mënyrën e vlerësimit të pronës dhe kushtet e kontratës së shitjes ku në kontrën e shitjes ka edhe një nënkontratë tjetër që Bilall Kasami nuk e ka publikuar!
Ja video e realizuar nga portali TetovaSot kur Renova u bë pronar i parkingut!