KF Shkëndija Tetovë U16 vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion me një fitore të pastër dhe bindëse 4:0 ndaj FK Skopje AD, duke e nisur pjesën pranverore të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme informon Tetovasot.
Gjenerata që drejtohet nga trajneri Ismail Ismaili me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 45 pikëve dhe vazhdon të mbetet bindshëm në vendin e parë në renditje.
Kujtojmë se Shkëndija U16 ishte shpallur kampione edhe e sezonit vjeshtor, ndërsa forma aktuale vetëm sa e forcon statusin e favoritit kryesor për titull.
Golashënuesit e ndeshjes ishin:
Valon Ramadani
Ajet Rexhepi
Aulon Kurtishi
Erdit Idrizi
Deklarata e trajnerit Ismail Ismaili
“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ekipi reagoi pas pauzës. Djemtë treguan disiplinë, karakter dhe uri për fitore. Ky grup ka mentalitet kampioni dhe do të vazhdojmë ndeshje pas ndeshjeje, me të njëjtin seriozitet, deri në fund të sezonit.”.Tetovasot