Sefer Selimi: Sekuestrohen 40 tonë mariuhanë – heshtje totale. Po të ndodhte në Gërçec, do të kishim spektakël mediatik!





Në emisionin debativ “ZOOM” në RTVM2, analisti Sefer Selimi ka lëshuar akuza të rënda për standarde të dyfishta, duke denoncuar heshtjen institucionale dhe mediatike ndaj sekuestrimit të 40 tonëve marijuanë.

“Pesë tonë marijuanë kanë kaluar nga Maqedonia e Veriut në Serbi, 40 ton janë sekuestruar, s’ka asnjë të akuzuar dhe asnjë në burg aktualisht në Maqedoni”, deklaroi Selimi në emisionin ZOOM, duke e cilësuar këtë si një rekord rajonal e ndoshta edhe evropian për një shtet prej 1.5 milion banorësh. Ai bëri një krahasim thumbues me vendbanimet shqiptare, duke pyetur se çfarë do të ndodhte po të kapej qoftë edhe 1% e kësaj sasie në Gërçec: “Çfarë spektakli mediatik, çfarë spektakli i forcave të sigurisë do të ishte bërë me autoblinda, me forca speciale, me forca anti-terrorizëm, me njesitin ‘Tigrat’”. Selimi kritoi ashpër faktin që, përderisa në raste të tjera përdoret e gjithë makineria shtetërore për efekte televizive, në këtë skandal gjigant mbizotëron një “heshtje totale”, duke dëshmuar sipas tij qasjen selektive të drejtësisë dhe mediave në vend

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo