Samet Bislimi sulmon ashpër Fatmir Limanin: “Humbës në Kërçovë, deputet dhe ministër u bëre me votat e tetovarëve!”
Drejtori i NPK-së Tetovë, i njohur si njeri i afërt i kryetarit të BESËS, Bilall Kasamit, Samet Bislimi, ka kritikuar ashpër ministrin Fatmir Limani, duke i bërë një thumbim të hapur për legjitimitetin e karrierës së tij politike.
“Në zonën tënde humbës, ndërsa me votat e tetovarëve u bë deputet dhe ministër. Kaq vlen ti!” ka shkruar Bislimi, përcjell TS.
Me këto fjalë, Bislimi thekson se Limani nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e votuesve në zonën e tij të origjinës, Kërçovë, por ka përfituar pozitën e deputetit dhe të ministrit vetëm falë votave të qytetarëve të Tetovës. Kjo deklaratë shihet si një sulm i drejtpërdrejtë në kuadër të tensioneve të brendshme brenda BESËS, ku përplasjet mes Kasamit dhe Limanit tani më janë publike.
Ndërkohë disa degë të BESËS në Kërçovë, Strugë dhe Dollnen janë rreshtuar pas Fatmir Limanit, duke e mbështetur atë në pozitat e tij politike, pavarësisht kritikave që vijnë nga figura të tjera të partisë./TS/
