Sali – Xhanel: Mbështetja e Holandës e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian





Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Özlem Xhanel.
Në takim u diskutua për ecurinë e procesit të integrimit evropian, zbatimin e Agjendës së Reformave dhe bashkëpunimin bilateral. Ministri Sali theksoi se anëtarësimi në BE dhe reformat e lidhura me këtë proces mbeten prioritet strategjik i Qeverisë, duke nënvizuar përkushtimin në Sundimin e së drejtës.
U diskutua edhe për amendamentet kushtetuese si parakusht për hapjen e klasterëve negociues, si dhe për progresin në kuadër të Klasterit “Themelor”. Gjithashtu, u theksua se kërkesa e tretë për disbursim të mjeteve në kuadër të Planit të Rritjes është dorëzuar brenda afatit, me progres konkret në zbatimin e hapave reformues.
Të dy palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave evropiane.

Sali – Xhanel: Mbështetja e Holandës e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian