Rrezikuan jetën e skijatorëve me motorë: Kodra e Diellit denoncon shkelësit në polici (VIDEO)





Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur sot, ku dy persona me mjete motorike të ndaluara kanë hyrë në pistat e skijimit, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e turistëve dhe skijatorëve.

Fibau
​Sipas njoftimit zyrtar, mjetet motorike kanë lëvizur në zona të ndaluara, duke përfshirë edhe hapësirën para hyrjes së ski-qendrës, ku qarkullimi i njerëzve është i dendur. Menaxhmenti ka bërë të ditur se rasti është denoncuar menjëherë në organet e policisë dhe do të ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi.

​”Siç kemi theksuar edhe më herët, çdo person që shkel rregullat dhe rrezikon sigurinë e turistëve tanë, do të identifikohet dhe do të bëhet publik. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen,” thuhet në komunikatën e qendrës.

​Kodra e Diellit rikujton se siguria në pista është prioritet absolut dhe u bën thirrje të gjithë vizitorëve që të respektojnë rregullat strikte për të shmangur tragjeditë e mundshme. Ky reagim vjen si pjesë e masave të reja për disiplinimin e lëvizjes në resort, duke paralajmëruar sanksione të ashpra për të gjithë ata që thyejnë rregulloren e qendrës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo