Rrëshqitje dheu në rrugën e Banjës, Komuna e Tetovës apelon për kujdes





Si pasojë e reshjeve të fundit të shiut, në rrugën e Banjës është regjistruar rrëshqitje dheu, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se ekipet kompetente kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për pastrimin e materialit të rrëshqitur dhe normalizimin e komunikacionit.

“Njoftojmë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar sepse si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dheu në rrugën e Banjës.
Ekipet janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës” thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës.

Ndryshe pas shiut fushat e Porojit, Xhepçishtit dhe Treboshit janë përmbytur nga uji./TS/