Reshje më të mëdha në Krushevë, në Kodër të Diellit 55 centimetra borë

Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, zero gradë, ndërsa më së shumti reshje, 27 litra në metër katrorë, janë regjistruar në Krushevë.

Siç njofton DPHM, në 24 orët e kaluara kanë rënë 24 litra për metër katror në Kodër të Diellit, 23 në Ohër dhe Llazaropolë, 22 në Tetovë dhe Hanet e Mavrovës, 18 në Pozharanë, 14 në Topollçan, 13 në Prilep, 12 në Manastir dhe Pretor, 10 në Shkup – Zajçev Rid, 8 në Kriva Pallankë, 6 në Shkup-Petrovec dhe Vinicë, 4 në Kumanovë dhe Gjurishtë, 3 në Veles dhe Kavadar, 2 në Shtip, Strumicë, Gjevgjeli dhe Berovë, si dhe 1 litër njësi sipërfaqe në Demir Kapi dhe Pozhar-Radovish.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 55 centimetra.

Temperatura deri në orën 08:30 ka qenë dy gradë në Berovë, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 3 në Lazaropolë, 4 në Shkup-Petrovec dhe Kriva Pallankë, 5 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Manastir, Prilep, Shtip, Vinicë dhe Kavadar, 6 në Kumanovë, Pretor, Demir Kapi dhe Strumicë, si dhe 7 gradë në Ohër, Veles dhe Gjevgjeli.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë. Paradite do të ketë shi të lehtë lokal, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut. Në malet më të larta në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri 15 gradë.