Rektori i Universitetit “Shën Klimenti”, Igor Nedellkovski, e përshëndeti iniciativën për miratimin e ligjit të ri





Rektori i Universitetit “Shën Klimenti” në Manastri Igor Nedellkovski, e përshëndeti iniciativën për miratimin e ligjit të ri, duke e cilësuar debatin publik si një hap historik, por nënvizoi se kanë disa vërejtje.

“Pajtohemi me pjesën më të madhe të dispozitave, por do të japim edhe vërejtje konstruktive. Propozojmë zgjidhje rreth studimeve të doktoratës. Që ti plotësojmë kushtet për organizimin e studimeve të doktoratës kërkojmë që periudha e atyre punimeve të fillojë pas miratimit të ligjit. Kemi edhe disa vërejtje, rreth këshillit të universiteteve, ai kontrollon financat, ne nuk frikësohemi”, tha Igor Nedellkovski, rektor i universitetit.

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska tha se çdo vërejtje e argumentuar do të merret parasysh dhe do të përfshihet në projektligj.

“Në përgjithësi ka reagime për kriteret e zgjedhjeve në tituj akademikë…veçanërisht reagohet për numrin e punimeve shkencore që duhet të publikohen në revista të indeksuara, reagohet për përzierjen e shtetit në autonominë e universiteteve që absolutisht nuk është e vërtet”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Janevska tha se shteti nuk do të ndërhyjë në programet studimore, metodologjinë apo mënyrën e komunikimit me studentët. Me propozimin ligjin e ri, sipas Janevskës do të propozohet një model i ri financimi, sipas të cilit universitetet më të suksesshme do të përfitojnë mjete shtesë. /Alsat.mk

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo