Reali fiton minimalisht në Lisbonë, vendos goli i Viniciusit

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në Lisbonë ndaj Benficës, mes një kaosi të shkaktuar gjatë ndeshjes.

Reali triumfoi 1-0 si mysafir i Benficës, me ndeshjen e luajtur në kuadër të “play-offit” të Ligës së Kampionëve.

Ishte Vinicius Jr që shënoi për 1-0 në pjesën e dytë, pas një pjese të parë pa gola e me dominim të Realit.

Braziliani shënoi në minutën e 50-të, dhe pas atij momenti shpërtheu një përplasje në fushë.

Gjatë festimit të golit, Viniciusi kërceu dhe duket se kjo nuk i pëlqeu gjyqtarit dhe e ndëshkoi me karton të verdhë.

Më pas, braziliani dyshohet se u ofendua nga Gianluca Prestianni, futbollist i Benficës me prejardhje argjentinase.

Ai i tregoi gjyqtarit të ndeshjes, Le Texier për këtë rast dhe ndeshja u ndërpre për dhjetë minuta.

Pas dhjetë minutash, ndeshja rifilloi dhe sa herë që Vinicius e prekte topin, fishkëllohej nga tifozët e Benficës.

Deri në fund, gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll 1-0 për Realin, me 12 minuta të lojës shtesë.

Reali do t’i bëjë konak Benficës me 25 shkurt, e mërkurë, për ndeshjen e kthimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo