Skënder MULLIQI
Aferat në këtë botë të trazuar sikur janë bërë të zakonshme.Dhe, këto afera po përshinë njerëzit eminent tëë skenës botërore të poltikës dhe të profesioneve të tjera.Ky është tregues së kush po e drejton sot otën.Rasti I fundit Epsetin . është prova më e mirë se bota po sundohet ngë njerëz të semuar, nga njerëz pa karakter dhe të pa moral politik.Ky rast ka rihapur çështjën globale .Ky rast i Jeffrey Epstein nuk është një teprim I izoluar criminal , por është një simptomë e një sistemi një të cilin elitat poltike, financiare dhe sociale jo rralë qendrojnë prapa aferave të tilla amorale , se këtu bëhët fjalë me abuzimet më vajzat shumë të reja .Ky rast dhe shumë qka tjeter kriminale është treguesi më I mirë se bota po drejtohet nga psikopatët .Nuk ka gjë më përverse dhe amorale së kur njerëzit e kalibrit të lartë apo më mirë më thënë se njerëzit e kalibrit më të ulët njerëzor janë bërë ngacmues fëmijësh, duke pranuar lojën e ndytë të një të retarduari psikik si ishte Epstein.Ky pësikopat turpësësht u largua nga kjo botë , që edhe për shumë kohë o të mbetet e enigmë vdekja e tij.Prandaj , nuk është kurrfarë qudie pse bota është përfshirë në luftëra , pse bota a hytë në një krize të përgjithsme globale .Nuk do të thotë së të gjitha figurat publike janë kriminel të kësaj natyre , por dokumentet e paraqitura janë seriozisht shqetësuese sepse ngrenë pyetjën logjike , se kush po e sundon botën ?!Deri në dy milionë faqe mbeten të pabotuara, të cilët provokojnë shumë mendime në këtë drejtim.Nuk u publikuan të gjitha dokumentet, sepse përfshinin skena të turpit të abuzimeve seksuale , porfografisë me fëmijë , vdekjës dhe lëndimeve të dhunës fizike .Te biesh në kurthet e një psikopati , është fakt së të gjithë ata që në një mënyrë apo tjtër janë përshirë në këtë aferë seksuale janë , psikopatë .Madje bëjët fjalë më orgji seksuale , të cilët do të duhej të gjenden prapa grilave .Psikopatia nuk një njeriu nuk reflekton vetëm të abuzimet seksuale më të mitur , por janë përalëjmërim i keq së në cilin drejtim do ta dërgojnë botën.Më shumë se 1,200 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore janë identifikuar deri më tani, kryesisht vajza dhe djem të mitur. Disa i kanë marrë jetën vetes. Rrjeti i ndërmjetësve të pushtetit global të Epstein, të cilët vendosin për jetën tonë dhe fatin e botës, i kan shfrytëzuar ata për vite me radhë.Epstein nga një mësues matematike rrufeshëm , kalojë në financë dhe më shpifje dhe më metoda skizofrenike , nga hiqi u bë miliarderë , i cilin arriti për të manipuluar politikanë dhe njerëz të biznesit në të gjithë botën.Rasti Epstein e ilustron më së miri pse intelektualet e mirëfilltë nuk gjenden në postet më të larta pushtetare botërore .Është po aq e paqartë se si ai mund të kishte menaxhuar një zinxhir të gjerë trafikimi të qenieve njerëzore pa u ndëshkuar për dekada të tëra, kur edhe si mësues matematike kishte pasur afera të tilla morbide ndaj nxënsve të mitur.Ai në vitin 2008 kishte pranuar fajësinë por për gjithë aferat e turpit ishte dënuar në mënyrë qeshrake për vetëm disa muaj burg.Dhe, është fakt së sa të ekzistojnë njerëzi e tilllë në pushtet, kjo botë do të mbetet në mëshirën e fatit.Mos ndëshkimi I këtij rrjeti të rezikshem më lidhje ndërkombëtare që përshinë politikanët e rangut të lartë , sherbime secrete , biznismenë ,është shantazhi më I poshter që ka arritur të bëjë Epstein.Nuk mundesh të fajësosh këtu vetëm një njeri, kur lojën e tillë të ndytë e kan pranuar edhe burrshtetasit të rangut të lartë!Prandaj, nuk është rastësi që, pas publikimit të dosjeve të para, pasuan dorëheqjet dhe shkarkimet e zyrtarëve të lartë në disa vende.Kjo ka të bëjë me mënyrën se si funksionon pushteti. Është një pushtet pa fytyrë, satanik që po zbulohet gradualisht. Një pushtet që përdor dobësitë, perversionet dhe frikën si instrumente sundimi.Vdekja e tij hedh dyshime te bazuara , se Epsten u hoq për të mos u zbuluar të gjitha aferat e njerëve të fuqishëm.Është e vertetë se asanjë skandal dhe poshtërsi mund të mbetet mistike , po e gjetur dritën e diellit.Ky rast dhe shumë qka tjetër na bindin se sot botën po e sundojnë më shumë të pandershmit dhe të sëmuarit psikik, se sa njerëzit e ndershem..!