Qyteti i Sigurt, qytetarët: Po jep rezultate, por kanë edhe disa vërejtje

Derisa Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveri po i numërojnë sukseset e arritura nga fillimi i implementimi i Sistemit “Qyteti i Sigurte”, edhe një pjesë e qytetarëve po shprehin përkrahjen për këtë projekt, duke e vlerësuar atë si shumë të nevojshëm për sigurinë e tyre.

Por qytetarët kanë edhe disa vërejtje, përfshi gjobat e larta, nëse merren parasyshe të ardhurat e qytetarëve, dhe me standardi jetësor.

“Prej kur i kanë vendosur, është duke shkuar gjithcka në rregullë edhe më mirë. Tash isha duke kaluar, u ndal një makinë 20 metre larg meje, kurse unë kisha dëshir ti them që të ecë,por jo ai u ndalë, dhe më tha ec. Ndërsa gjobat të nalta janë, duhet të ket pak Lirim”, deklaroi qytetari.

“Nuk e di cka tju them, ka mundësi që ndoshta pak më në rregullë, ndërsa sa i përket gjobave, ndoshta lanë pak të larta nuk e di, por edhe nvaret se për kënd, por si që drejton makinën shpejtë, ai cdoher është i tillë”, u shpreh qytetari.

“Kjo është dashtë të sillet që herët, por nuk duhet të jetë vetëm në tre qytete, por kur të sillet një ligj, ai duhet të zbatohet në të gjithë vendin. Ndërsa sa i përket kamerave, kjo masë bile është me vones, shumë me vones. Ndërsa gjobat lanë të larta, sepse gjobat duhet të lëvizin sipas të ardhurave, sipas pensioneve dhe sipas standardit të atij shteti, e jo të bëhen gjobat sikurse në Amerikë, kjo është katastrofë”, theksoi qytetari.

“Po ma mirë, unë këtë mendim e kamë që moti ka diku 10 vite, ndërsa duhet ta dimë se tani vije vera, kemi turista shumë e bohet trafik i madhë. Ndërsa duhet të përfshihen të gjitha qytetet, në të gjitha maqedoninë, kemi fëmijë, dhe kemi familje, dhe duhet të ketë siguri në komunikacion, se po shkelin fëmijë, e secilit me ja shkel fëmijën i vijë rënd, por tash ma mirë po vozisin”, deklaroi qytetari.

“Sigurishtë se ka, këtë e kamë vërejt se edhe vet jamë drejtues i makinës, por ja edhe sot erdha nga Kumanova në Shkup dhe e pashë që kishte vozitje shumë më të ngadalshme. Por gjobat janë shumë të larta, krahasuar me pagat të cilat i marrim, dhe ato duhet patjetër që ti ulim”, u shpreh qytetari nga Kumanova.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme çdo ditë njoftojnë opinionin me numrin e shkeljeve dhe regjistrimin e kundërvajtjeve në komunikacion. Sipas MPB të dhënat e regjistruara nga kamerat e sigurisë brenda 24 orësh, tjeregojnë se numri i shkeljeve arrinë në rreth 500.

Nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Rrugë, kanë bërë të ditur se nëse në vitin 2024 dhe 2025 në periudhën dhjetor-janar kishte 11 të vdekur në Shkup, në periudhën dhjetorë 2025 dhe janar 2026 janë shënuar vetëm katër të vdekur. Por sistemi qyteti i sigurt ka shqetësuar komunitetin rom, një pjesë e të cilëve kanë protestuar pasi disa qytetarëve, u janë konfiskuar veturatë për shkak të vozitjes pa leje.