Procesi Gërdeci në GJKKO, avokati i Mediut kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka





Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me dosjen Gërdeci.

Avokati Henrik Ligori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ligori citoi një vendim të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, ku gjyqtarja e seancës paraprake ka papajtueshmëri që të shqyrtojë çështjen e themelit.

Sipas Ligorit, ka papajtueshmëri mes gjyqtarit të seancës paraprake me gjyqtarin e themelit.

“Nëse do te shqyrtohet nga ju çështja mund të kthehet sërish. Ne kërkojmë përjashtimin tuaj nga ky gjykim”, tha Ligori.

“Ju e keni marre një kërkesë timen për heqjen dore nga ky gjykim? pyeti gjyqtarja Gjoka.

“Po jemi njohur”, u përgjigj avokati.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, ish-ministri u shpreh se ai nuk gjykohet për shpërthimin në Gërdec, por për shpërdorim detyre.

“Ato që pretendon prokuroria si prova, nuk përmendet asgjëkund ministri. Unë nuk gjykohem për shpërthimin në Gërdec, gjykohem për shpërdorim detyre”, tha Mediu.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo