Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendit





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve të reja, miratimin e buxhetit si dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nga Presidenca bëhet e ditur se thirrja e seancës është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

Seanca konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të legjislaturës së re dhe hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe strukturave të tjera parlamentare./Reporteri.net/