Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është bashkuar marshit.
Ajo është parë afër djalit të ish-presidentit, Endritit dhe politikanit shqiptar, Taulant Balla.