Policia e Tetovës arreston dy të rinj dhe u konfiskon automjetet: Drejtonin mjetet pa patentë shofer





Më 14.02.2026 në ora 21:05 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Neproshten, komuna e Tearcës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë privuar nga liria personin E.Z. (18) nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në një automjet të parkuar “Seat Altea” me targa të Tetovës, me çrast është konstatuar se E.Z. e ka drejtuar automjetin para se të fitojë të drejtën për drejtimin e mjetit motorik, përkatësisht pa patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, personi është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Më 14.02.2026 në ora 23:30 në rrugën lokale fshati Pallaticë-fshati Ozormisht i Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin J.V. (20) nga fshati Strimnicë e Tetovës. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet “Golf” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se e ka drejtuar automjetin pa dhënë provimin për shofer. Automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të paraqiten parashtresat përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo