Pjesë të Tetovës dhe disa fshatra nesër do mbesin pa rrymë





Pjesë të Tetovës dhe Bërvenicës nesër (26 shkurt) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, njoftojnë shërbimet përkatëse.

Sipas njoftimeve, në Tetovë pa rrymë do të jenë objektet në rrugën “Kole Nedelkovski”, pranë Kam Market, në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00.

Në komunën e Bërvenicës, ndërprerje janë paraparë në disa termine. Një pjesë e vendbanimit Bërvenicë do të jetë pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në 11:30, si dhe nga ora 09:00 deri në 14:00 për objekte të caktuara para hyrjes në fshat.

Nga ora 08:30 deri në 11:30 pa rrymë do të mbeten edhe vendbanimet Bllacë, Miletiq dhe Çellopek, ndërsa në Përshevcë dhe Reçicë e Vogël ndërprerjet do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 12:00. Në Pirok, energji elektrike nuk do të ketë nga ora 09:30 deri në 12:00.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që t’i planifikojnë me kohë obligimet e tyre gjatë kohës së ndërprerjeve./TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo