Pas reshjeve të dendura të shiut, janë raportuar përmbytje në Kërçovë, ku disa lagje janë përfshirë nga uji.
Në pamjet e siguruara nga portali TS, shihen vetura të mbuluara nga uji, ndërsa rrugët janë shndërruar në lumenj, duke vështirësuar qarkullimin.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme të mëdha materiale apo viktima. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos kalojnë nëpër rrugët e pakalueshme deri në përmirësimin e situatës./TS/