Pas pothuajse gjashtë orësh marrje në pyetje në Prokurori, Artan Grubi është dërguar në Gjykatën Penale (VIDEO)





Pas pothuajse gjashtë orësh marrje në pyetje, ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ish-ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, mbrëmjen e sotme nga Prokuroria Themelore Publike Shkup është shoqëruar në Gjykatën Themelore Penale Shkup, njofton TS.

Sipas raportimeve, marrja në pyetje kishte nisur rreth mesditës, ndërsa rreth orës 18:30 Grubi është nxjerrë nga ndërtesa e Prokurorisë me pranga në duar dhe është futur në një furgon të policisë së burgjeve.

Shoqërimi është realizuar përmes garazheve të objekteve përreth Prokurorisë.

Deri më tani, nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka informacion zyrtar lidhur me marrjen në pyetje, si dhe nëse do të kërkohet konfirmimi i paraburgimit 30-ditor që Grubit i ishte caktuar në mungesë në dhjetor të vitit të kaluar, apo nëse është e mundur që ndaj tij të caktohet ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë./TS

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo