Pas më shumë se një dekade pezullim, do të përfundojnë ndërtesat pranë rektoratit të USHKM-së





Dy objektet e papërfunduara pranë Rektoratit të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, ndërtimi i së cilave është ndalur tashmë mbi dhjetë vjet, do të përfundojnë sapo të zgjidhet projektuesi dhe pastaj kontraktori i ndërtimit, njoftoi Ministria e Arsimit për MIA-n. Afati për aplikime në tenderin për projektet e reja përfundoi më 30 janar.

Ndryshimet në nevojat e fakulteteve që nga viti 2013 sollën vendimin që të dy objektet t’i përdorë vetëm Fakulteti i Teknologjisë Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike.

Sipas profesor Goran Markovski, objektet do të ruajnë madhësinë ekzistuese, do të jenë të lidhura nën tokë dhe do të përshtaten brenda, duke ndryshuar dhomat dhe instalimet, pa fasadë baroke. Markovski paralajmëron se betoni ka karbonizim të lartë për shkak të ndotjes në Shkup, që mund të shkaktojë korrozion të armatimit, por projekti i ri do të mbrojë pjesët e rrezikuara. Ritmi i ndërtimit do të varet nga fondet në buxhet, ndërsa tenderi për kontraktorin pritet të shpallet deri në fund të vitit.