Dy burra të maskuar grabitën një dyqan bizhuterish në mes të ditës në zonën Richmond, në jugperëndim të Londrës, transmeton Anadolu.
Video pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se grabitja ndodhi para mesditës, kur njëri nga burrat theu xhamat e dyqanit me çekiç.
Megjithëse stafi brenda dyqanit u përpoq të ndalojë grabitjen, ata nuk arritën të pengojnë të dyshuarit që të marrin bizhuteri dhe të largoheshin, ndërsa kalimtarët vëzhgonin.
Më vonë, dyqani u pa me dritaret e thyera të mbyllura me dërrasa, ndërsa biznese pranë konfirmuan se grabitja kishte ndodhur më herët gjatë ditës.