Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, pamjet e para nga liderët pjesëmarrës





Ka nisur në Uashington mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes. Pamjet e para të publikuara tregojnë foton familjarëve të liderëve që përfaqësojnë vendet pjesëmarrëse në këtë bord.

Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, të cilin Trump e ka riemëruar së fundmi sipas emrit të tij. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili është i shoqëruar nga ministri Ervin Demo.

Përveç Trump, pritet të flasin të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë kohë nga dy minuta sipas mediave të huja. Të pranishëm në takim do të jenë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhëndri i Trump Jared Kushner. Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Ëaltz, i dërguari special i SHBA-së Steve Ëitkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë Nickolay Mladenov.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo