Nikollovski-Varns: SHBA-ja është partnere shumëvjeçare strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë





Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot realizoi takim pune me Nikoll Varns, ushtruese e detyrës – ambasadore e SHBA-së në vend, ku u bisedua për realizimin e projekteve kapitale me fokus të veçantë në ndërtimin e autostradave Manastir – Prilep, Kërçovë – Gostivar (Strazhë) dhe Tetovë – Gostivar, informojnë nga Ministria e Transportit.

Në tkaim u cek se SHBA-ja është partnere shumëvjeçare strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë në proceset reformuese në shtet, përforcimin e kapaciteteve institucionale, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

“Partneriteti strategjik mes dy vendeve është garantues për sigurimin e stabilitetit në vend dhe rajon, posaçërisht në kushte të trondotjeve të fuqishme ekonomike dhe gjeopolitike në pjesë të dnryshme të botës. Marrëdhëniet ekonomike edhe njëherë ishin në fokus të bisedimeve ku u potencuan lidhjet e mira tregtare mes dy vendeve të cialt shënojnë rritje konkurruese dhe janë me rëndësi të madhe për klimën afariste dhe investuesit”, thuhet në kumtesën e Minsitrisë së Transportit.

Zëvendëskryeministri Nikollovski e theksoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë për zhvillimin ekonomik përmes realizimit të projekteve të mëdha kapitale, me theks të veçantë në ndërlidhjen rajonale dhe integrimin. Theksoi se projektet e parapara të korridoreve kryesore transportuese do të kontribuojnë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe infrastrukturor në shtet dhe rajon.

Në takim u cek edhe mbështetja e SHBA-së në pjesën e këmbimit të përvojave dhe njohurive në veprimtari të ndryshme.

Dy bashkëbiseduesit potencuan se ekzistojnë mundësi reale për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe në drejtim të marrëdhënieve të mira miqësore mes dy vendeve, theksuan përkushtim të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në sfera të interesit të përbashkët.