Nga sovraniteti te servilizmi: Loja e Edi Ramës me Greqinë





Nga Arben LLALLA

Me largimin e Belinda Ballukut dhe Pirro Vengut, dy figura të rëndësishme të qeverisë së Edi Rama, u krijua një lëkundje e dukshme në ekuilibrat e brendshëm të pushtetit. Të dy këta zyrtarë janë perceptuar nga kritikët si figura të afërta me interesat greke, ndaj shkarkimi i tyre u interpretua si një sinjal që mund të prodhonte pakënaqësi në Athinë. Krijoi një boshllëk që duhej mbushur shpejt, për të mos lënë asnjë dyshim mbi vijueshmërinë e kursit politik ndaj Greqisë. Në këtë kontekst, Kryeministri Rama ndërmori një lëvizje të shpejtë korrigjuese: largimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme. Spiropali kishte krijuar një profil të konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe përflitej si një figurë me potencial pasues të Edi Ramës në të ardhmen politike. Megjithatë, deklaratat dhe debatet e hapura në Athinë lidhur me prejardhjen e saj nga Çamëria, një çështje historikisht e ndjeshme, sidomos për shkak të ngjarjeve të vitit 1944, masakrat që kryen forcat e Napoleon Zervas, duket se ndikuan në klimën politike përreth saj. Në qarqe të caktuara greke, kjo u perceptua si një pikë e papranueshme. Për të zëvendësuar figurat e ekspozuara si të afërta me interesat greke Balluku dhe Vengu, Rama u mbështet te diplomati Ferid Hoxha, i cili kishte luajtur rol në marrëveshjen për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri si dhe në procesin e marrëveshjes së kufirit detar të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë gjatë qeverisjes Berisha 2005-2013. Emri i Ferid Hoxhës është përmendur gjithashtu në debatet lidhur me një incident të mëhershëm diplomatik për humbjen e një pajisjeje me materiale sensitive, bëhet fjalë për laptopin sekret të ,”humbur” i cili ra në duart e Rusisë, armikut të madhe të NATO-s dhe SHBA-s. Kjo çështje që ka ngritur pikëpyetje në raport me standardet e sigurisë në marrëdhëniet me NATO-n dhe SHBA-në. Në këtë sfond, çdo lëvizje politike e Tiranës zyrtare mbetet nën vëzhgimin e partnerëve strategjikë, veçanërisht të NATO dhe SHBA. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, është e detyruar të ruajë standarde të larta transparence dhe besueshmërie në politikat e saj të sigurisë dhe të jashtme. Çdo devijim i mundshëm nga këto standarde do të kishte pasoja serioze politike dhe institucionale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo