Nga një kompani e afërt me LSDM-në dhe familjen Zaev, këtë mëngjes janë sekuestruar 21 ton marihuanë (VIDEO)





Vazhdon lufta e Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër tregtisë dhe prodhimit ilegal të marihuanës. Sot në mëngjes, në një aksion të madh, janë sekuestruar 21 ton marihuanë nga kompania CBD Medplant.

Një nga pronarët formalë të kësaj kompanie është Hristijan Kotev, por sipas informacioneve tona, pronari real është babai i tij, Toni Kocev. Kocevi më i moshuar është ish-kryetar i degës së LSDM-së në Novo Sello.

Pikërisht Toni Kocev dhe disa nga bizneset e tij lidhen me marrëdhënie të afërta biznesi me Vice Zaevin, vëllain e Zoran Zaevit.