Nesër një pjesë e Tetovës dhe disa fshatra të komunës së Bogovinës dhe Zhelinës do të jenë pa rrymë





Një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër (27.02.2026) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara.

Sipas njoftimeve, pa rrymë nga ora 08:45 deri në 11:15 do të jenë fshatrat: Sellcë e Keqe, Novakë, Urviç, Bogovinë, Reçicë e Madhe, Pallçishtë e Poshtme, Kamenjan, Reçicë e Vogël, Novo Sellë, Rakovec dhe Zhelinë, njofton TS..

Në fshatin Zherovjanë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00.

Në Tetovë, është planifikuar ndërprerje nga ora 09:00 deri në 14:00 në rrugën “Radovan Coniq”, në pjesën pranë Gjykatës. Gjithashtu, nga ora 11:00 deri në 12:00 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e rrugës “Ljubo Bozhinovski Pish”, te konsumatori Metaleks DOOEL.

Nga autoritetet kompetente njoftojnë se ndërprerjet bëhen për shkak të realizimit të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrodistributiv dhe apelojnë që qytetarët me kohë t’i përshtatin obligimet e tyre.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo